Man Unitedin e pret tmerri në ‘Anfield’: Fansat e Liverpoolit po planifikojnë diçka masive

Manchester United mund të mos ketë pasur sezon shumë të mirë, por të paktën mund të ngushëllohet me faktin se është skuadra e vetme në Premier League që e ka ndalur Liverpoolin deri tani. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit ndali kampionin botëror dhe të Evropës me një barazim 1-1 në “Old Trafford” në tetor, dhe […]
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaerit ndali kampionin botëror dhe të Evropës me një barazim 1-1 në “Old Trafford” në tetor, dhe ishin vetëm pesë minuta larg fitores, transmeton Periskopi.
Kjo ishte ndeshja e vetme në të cilën Liverpooli dështoi të fitonte në 21 ndeshjet e ligës deri tani.
Për këtë, lideri i ligës mezi pret që të nxjerr hakun në fundjavë, me të dy skuadrat që takohen në “Anfield”.
Aq e rëndësishme është kjo ndeshje, sa që fansat po planifikojnë një pritje famëkeqe për autobusin e Unitedit.
Një llogari e Liverpoolit në Instagram ka publikuar një mesazh ku ka kërkuar nga fansat që të takohen në një lokal dhe të rreshtohen në rrugë.
Në mesazh shkruhet: “Ne do ta fitojmë titullin e parë në 30-vite. Man Utd do të mundohet të na ndalojë më shumë se kushdo tjetër, kështu që ne duhet t’ua bëjmë të ditur se po bëjmë shaka.
“Të gjithë e dimë sa na ndihmojnë ato pritjet e autobusëve. Sillni mjete piroteknike dhe flamuj dhe t’i tregojmë rivalëve se çka do të thotë kjo.” /Periskopi.com/












