Man City me qykë t’zorit siguron tri pikë kundër Sheffieldit

Në Premier Ligë u zhvillua ndeshja e xhiros së 24-t mes Sheffield Unitedit dhe Manchester Cityt. Në stadiumin ‘Bramall Lan’ u zhvillua lojë mjaft agresive, me shumë kartonë të verdhë, e “Qytetarët” në fund arritën një fitore tejet të vështirë. Në minutin e 34’-t, Riyad Mahrez e pengua në zonë, me gjyqtarin që menjëherë akordoi […]
Në Premier Ligë u zhvillua ndeshja e xhiros së 24-t mes Sheffield Unitedit dhe Manchester Cityt.
Në stadiumin ‘Bramall Lan’ u zhvillua lojë mjaft agresive, me shumë kartonë të verdhë, e “Qytetarët” në fund arritën një fitore tejet të vështirë.
Në minutin e 34’-t, Riyad Mahrez e pengua në zonë, me gjyqtarin që menjëherë akordoi penallti, transmeton Periskopi.
Mirëpo, goditjen e Gabriel Jesusit, në mënyrë briliante, e priti portiere i Sheffieldit, Dean Handerson.
Ani pse vendasit ishin fantastik në mbrojtje, me t’u inkuadruar në lojë Sergio Aguero shënoi për 1 me 0, i cili ishte goli i vetëm në takim.
Skuadra e ish-trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me 51 pikë, 13 më pak se lideri, përderisa në vendin e 9-të gjendet Sheffield Unitedi. /Periskopi.com/












