“Ma bo hallall, s’kam fytyrë të të dal përpara!”

Dorian Kërçiku i befasoi të gjithë. Mbrojtësi i djathtë gjeti akordin me Bylisin, por më pas la ballshiotët dhe firmosi për Partizanin. Tifozët bardheblu zor se do ia falin diçka të tillë. Gjithashtu ai ka bërë edhe armiq të rinj në Ballsh. Largimin e tij nga Bylisi ai është munduar t’ia sqarojë presidentit Besnik Kapllanaj […]

Dorian Kërçiku i befasoi të gjithë. Mbrojtësi i djathtë gjeti akordin me Bylisin, por më pas la ballshiotët dhe firmosi për Partizanin. Tifozët bardheblu zor se do ia falin diçka të tillë. Gjithashtu ai ka bërë edhe armiq të rinj në Ballsh.

Largimin e tij nga Bylisi ai është munduar t’ia sqarojë presidentit Besnik Kapllanaj përmes një mesazhi, që po qarkullon në media. “President më fal shumë, të kërkoj ndjesë dhe s’kam fytyrë me të dalë para, por ashtu më erdhi halli. Kam ca probleme në shpi dhe s’jam i qetë për të qëndruar larg familjes. Më kërkuan dhe ca ekipe në Tiranë dhe do rri këtu.

Po s’është kjo arsyeja vetme. Më kanë marrë nga shtëpia dhe më kanë kërkuar të kthehem. 100 herë më fal, po s’kam çfarë bëj. Jam duke marrë çantën dhe po kthehem për Tiranë. Ma bëj hallall. Doja me të taku nga afër, po takohemi se unë jam rrugës duke u kthyer në Tiranë”, shkruhet në mesazhin, që thuhet se Kërçiku ia ka dërguar Kapllanajt.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova