Lukaku dhe Martinez treguan intelegjencë telepatike me këto veprime para golit kundër Napolit

Rikthimi në top formë i Romelu Lukakut tek Interi ka qenë fantastik të shikohet. Kualitetet e belgut disi kaluan nën radar te Manchester Unitedi, pavarësisht se realizoi 42 gola në dy sezone në “Old Trafford”. Ekzisonte një ndjenjë e përbashkët në mesin e fansave se ai thjesht nuk i përshtatej sistemit të Unitedit, madje ata […]
Kualitetet e belgut disi kaluan nën radar te Manchester Unitedi, pavarësisht se realizoi 42 gola në dy sezone në “Old Trafford”.
Ekzisonte një ndjenjë e përbashkët në mesin e fansave se ai thjesht nuk i përshtatej sistemit të Unitedit, madje ata ishin aq të bindur në këtë gjë, sa që nuk u munduan as ta zëvendësojnë kur u largua në verë, transmeton Periskopi.
Pesë muaj më vonë, nuk do pohim fakti se pala më e fituar nga ky largim ka dalë të jetë Interi.

Lukaku ka qenë në flakë tek Interi, derisa e dërgoi në 16 totalin e golave të tij për këtë fushatë në fitoren 3-1 kundër Napolit – fitorja e parë e Interit në “San Paolo” pas 23 viteve.
26-vjeçari shënoi dy gola në pjesën e parë, me Lautaro Martinezin që realizoi të tretin në pjesën e dytë.
Lukaku dhe Martinez vërtet kanë formuar një partneritet telepatik, dhe kjo u nënvizua në golin e parë të “Nerazzurrëve”.
Ishte Lukaku ai që fillimisht mori topin në kundërsulm pas një loje të plogësht nga Napoli.
Sulmuesi pastaj bashkëveproi me Martinezin, duke i treguar nga të vraponte partneri i tij.
Kjo gjë nxiti mbrojtjen e Napolit që të ndiqte argjentinasin, duke krijuar hapësirë për Lukakun në proces, i cili shënoi pastaj me një goditje të bukur.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Romelu Lukaku doing what he does best.
Well not at Manchester apparently. pic.twitter.com/AnX6hsykTj— Sanwo-Eko (@jidesanwooIu) January 6, 2020












