Llogaria zyrtare e Chelseat poston supergolin e shqiptarit në rrjetet sociale

Ylli shqiptar i grupmoshave të reja të Chelseat, Armando Broja po tregon paraqitje brilante, derisa impresionoi edhe në derbin lokal së fundmi, kundër Tottenhamit. Broja ishte titullar në përballjen U23, pavarësisht se është vetëm 18-vjeçar, transmeton Periskopi. Tetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Broja realizoi golin e fitores në triumfin 1-0. Shqiptari ka realizuar për […]
Broja ishte titullar në përballjen U23, pavarësisht se është vetëm 18-vjeçar, transmeton Periskopi.
Tetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Broja realizoi golin e fitores në triumfin 1-0.

Shqiptari ka realizuar për të gjitha grupmoshat e “Të Kaltërve”, derisa i ka munguar promovimi në skuadrën e parë.
Sidoqoftë, llogaria zyrtare e Chelseat në Twitter e ka publikuar këtë gol, me shkrimin: “Armando Broja me golin e fitores kundër Spurs.”
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
Armando Broja with the winner as #CFCDEV beat Spurs 1-0 to go ? of the league last night! ? pic.twitter.com/ZM6mUvvaZa
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 7, 2020












