Llapi i Batatinës përforcohet me ish portierin e Sampdorias

Klubi Futbollistik “Llapi” ka arritur marrëveshje me ‘gardianin’ italian Giacomo Nava, i cili karrierën e ka nisur te skuadra e njohur italiane Sampdoria Nava ka arritur gjatë ditës në Podujevë, teksa pas bisedimeve intensive ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për të ‘firmosur’ me skuadrën nga “Zahir Pajaziti”, shkruan gazetasheshi.com. 22 vjeçare së fundmi […]
Nava ka arritur gjatë ditës në Podujevë, teksa pas bisedimeve intensive ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit për të ‘firmosur’ me skuadrën nga “Zahir Pajaziti”, shkruan gazetasheshi.com.
22 vjeçare së fundmi ishte pjesë e skuadrës së FC Rimini që garon në Serie C të Italisë.

Ai gjatë karrierës së tij gjithashtu ka qenë pjesë e klubeve të tjera italiane Lentigione, Lecco dhe Bogliasco.
Prezantimi i tij te Llapi është çështje kohe.












