Liverpooli vuri rekorde të çmendura pas fitores kundër Tottenhamit sot

Liverpooli vuri rekorde të çmendura pas fitores kundër Tottenhamit sot

Liverpooli vazhdon marshin e frikshëm drejt titullit. “Të Kuqtë” tani prijnë me 16 pikë më shumë se vendi i dytë në tabelën e Premier Leagues, pasi mposhtën Tottenhamin 1-0 si mysafir, të shtunën pasdite. Roberto Firmino shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në atë që ishte një tjetër paraqitje brilante nga skuadra e Jurgen Kloppit, […]

“Të Kuqtë” tani prijnë me 16 pikë më shumë se vendi i dytë në tabelën e Premier Leagues, pasi mposhtën Tottenhamin 1-0 si mysafir, të shtunën pasdite.

Roberto Firmino shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në atë që ishte një tjetër paraqitje brilante nga skuadra e Jurgen Kloppit, transmeton Periskopi.

Nëse nuk do të jemi dëshmitarë të kolapsit më të madh të të gjitha kohëve, është e sigurtë se titulli do të kthehet në “Anfield” pas shumë vitesh në maj.

Firmino and Klopp celebrate

Dhe trofeu do të vijë nën rrethana heroike pasi klubi nga “Merseyside” vendosi rekorde të çmendura sot.

Pasi regjistroi fitoren e 20-të të sezonit, Liverpooli është bërë skuadra me startin më të mirë në histori të top pesë ligave evropiane – 20 fitore dhe një barazim pas 21 ndeshjeve të luajtura.

“Të Kuqtë” gjithashtu kanë grumbulluar plot 104 pikë nga 38 ndeshjet e fundit (33 fitore dhe pesë barazime), që gjithashtu është rekord në Premier League.

Klubi që e mbante më herët këtë rekord? Manchester City në edicionin 2017/18, kur grumbulloi 100 pikë, por “Qytetarët” kishin humbur dy ndeshje.

Liverpooli gjithashtu vendosi një rekord tjetër sonte të klubit, derisa shënoi në ndeshjen e 30-të rresht në ligë, duke eklipsuar rekordin me 29 ndeshje që ishte vendosur në edicionin 1957/58, kur garonte në Divisionin e Dytë.

Më shumë? Oh, po, pasi nuk pranoi sot gol, Liverpooli arriti që për herë të parë që nga viti 2006 të regjistrojë gjashtë ndeshje rresht pa pranuar në ligë.

Zonja dhe zotërinj, po shkruhet historia. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova