Liverpooli ia ka bërë bajat klubin: Tifozi i Man Unitedit e thotë haptas se po mendon të bëhet me ‘Të Kuqtë’

Manchester United tani e gjen veten 30 pikë poshtë Liverpoolit, pas disfatës në “Anfield”. Për më tepër, ky rezultat e lë Unitedin pesë pikë larg zonës Champions dhe me më shumë humbje se ëolves dhe Sheffield Unitedi, transmeton Periskopi. Për një fans të klubit nga Mançesteri humbja kundër Liverpoolit ishte goditja e fundit, derisa ai […]
Për më tepër, ky rezultat e lë Unitedin pesë pikë larg zonës Champions dhe me më shumë humbje se ëolves dhe Sheffield Unitedi, transmeton Periskopi.
Për një fans të klubit nga Mançesteri humbja kundër Liverpoolit ishte goditja e fundit, derisa ai tha atë që kurrë nuk do ta konsideronte një fans i flaktë.
Ai publikisht tha se po e konsideronte të konvertohej në fans të Liverpoolit.
“Po e jap fala biletën sezonale të Man Unitedit,” tha një telefonues në “Radio BBC 5 Live”.
“Nuk mund ta duroj më. Nuk mund ta duroj. Solskjaer është mashtrues. Ai nuk e ka idenë çka është duke bërë.
“Po e konsideroj të futem në listën e pritjes në ‘Anfield’. Nuk më intereson për krejt këtë më. Nuk e kemi asnjë lojtar që është as sa gjysma e Van Dijkut i bukur.”
Në fund, prezantuesi Danny Kelly e vuri në diskutim nëse “Joe” ishte vërtet fans, por sidoqoftë, pamjet e mëposhtme janë mjaft interesante. /Periskopi.com/
“I’m giving up my Man Utd season ticket. Solskjaer’s a fraud.” ?
“I’m thinking of putting myself #LFC’s season ticket waiting list.” ?
“We don’t even have a player that’s half as handsome as Van Dijk!” ?
This #MUFC fan took @SJOpinion10 & @DannyKellyWords by surprise ? pic.twitter.com/EdBtSoyJzm
— talkSPORT (@talkSPORT) January 20, 2020












