Largime masive nga Ferizaj: Klubi ua tregon derën pesë lojtarëve brenda ditës

Ferizaj ka njoftuar për lirimin e 5 futbollistëve nga skuadra, shkruan zeri.info Bëhet fjalë për lojtarët Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi. Këtë gjë klubi ferizajas e ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook”. “Skuadra jonë sot ka liruar 5 futbollistë nga klubi, për t’i lënë të lirë që të transferohen […]
Bëhet fjalë për lojtarët Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi.
Këtë gjë klubi ferizajas e ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook”.
“Skuadra jonë sot ka liruar 5 futbollistë nga klubi, për t’i lënë të lirë që të transferohen në skuadra tjera.
Nuk arritëm marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin tonë, dhe kështu i ndajtëm rrugët me këta 5 futbollistë.
Futbollistët janë; Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi.
Ne si klub i falenderojmë futbollistët për kontributin e dhënë për 6 muaj, ndërsa skuadra jonë së shpejti pritët t’i zëvendësojë me futbollistë tjerë mjaftë cilësor”, njofton Ferizaj.












