Lamtumirë Rangers, Grezda prezantohet në klubin e ri

Pas një viti e gjysmë aspak pozitiv në skuadrën skoceze të Glasgow Rangers, Eros Grezda ka vendosur të rikthehet në kampionatin kroat dhe pikërisht te skuadra e Osijekut, ku edhe ka kaluar vitet më të mira të karrierës. Sulmuesi gjakovar i Kombëtares Shqiptare u transferua në mënyrë të bujshme te Rangers në verën e 2018-ës, […]

Pas një viti e gjysmë aspak pozitiv në skuadrën skoceze të Glasgow Rangers, Eros Grezda ka vendosur të rikthehet në kampionatin kroat dhe pikërisht te skuadra e Osijekut, ku edhe ka kaluar vitet më të mira të karrierës.

Sulmuesi gjakovar i Kombëtares Shqiptare u transferua në mënyrë të bujshme te Rangers në verën e 2018-ës, pasi u kërkua me ngulm nga vetë Stiven Gerrard, por aventura skoceze nuk i shkoi aspak ashtu siç e kishte parashikuar.

Fillimisht disa dëmtime që e lanë shumicën e kohës jashtë dhe më pas një incident në një ndeshje me ekipin e të rinjve, bënë që Grezda të nxirrej jashtë planeve nga Gerrard dhe Rangers të hiqte dorë përfundimisht nga ai pak ditë më parë, transmeton SS.

“Kam pasur disa oferta, nga Kroacia, por edhe nga shtete të tjera, Janë interesuar për mua edhe klubie si Rijeka e Hajduku, por vendosa të rikthehem te Osijek dhe jam shumë i lumtur për këtë”, deklaroi Grezda në prezantimin në klubin kroat.

Kujtojmë që Grezda ka humbur vendin edhe në Kombëtaren shqiptare, që kur në stol u ul Edi Reja, ndërsa për të riveshur fanellën kuqezi, do të duhet fillimisht të rigjejë formën më të mirë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova