Lajm katastrofal për Juventusin, ja çfarë lëndimi ka pësuar ylli turk

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, ka pësuar lëndim gjatë ndeshjes kundër Romës, shkruan Periskopi. Merih Demiral kishte fatin të luante vetëm 15 minuta, pasi u rrëzua keq në tokë gjatë një dueli ajror duke dhënë shenja të dhimbjes së madhe në gjurin e tij të majtë. Mbrojtësi holandez, Matthijs De Ligt u desh të zëvendësonte […]
Merih Demiral kishte fatin të luante vetëm 15 minuta, pasi u rrëzua keq në tokë gjatë një dueli ajror duke dhënë shenja të dhimbjes së madhe në gjurin e tij të majtë.
Mbrojtësi holandez, Matthijs De Ligt u desh të zëvendësonte Demiralin.
Sipas “Sky Sport”, mbrojtësi turk mund të ketë pësuar lëndim serioz në ligamentin e gjurit.
21-vjeçari sot do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore për të mësuar se sa serioz është lëndimi. /Periskopi/












