Ky krosim i Bruno Fernandesit mbrëmë tregon saktësisht pse Man United po e kërkon me ngulm

Bruno Fernandesi i Sporting Lisbonës nuk mund ta kalojë as edhe një ditë pa qenë i lidhur me një transferim te Manchester Unitedi. Mesfushori portugez ishte i lidhur me një kalim në “Old Trafford” edhe verën e kaluar, por tani spekulimet kanë arritur në një nivel tjetër, transmeton Periskopi. Shumë burime potencojnë se Fernandes ka […]
Bruno Fernandesi i Sporting Lisbonës nuk mund ta kalojë as edhe një ditë pa qenë i lidhur me një transferim te Manchester Unitedi.
Mesfushori portugez ishte i lidhur me një kalim në “Old Trafford” edhe verën e kaluar, por tani spekulimet kanë arritur në një nivel tjetër, transmeton Periskopi.
Shumë burime potencojnë se Fernandes ka arritur marrëveshje personale me “Djajtë e Kuq”, derisa të tjerë shtojnë se transferimi mund të ndodhë javën e ardhshme.
Mirëpo, në mesin e tërë këtyre spekulimeve, “BBC 5” ka raportuar se lëvizje mund të dështojë.
Sidoqoftë, mbrëmë lojtari tregoi saktësisht pse Unitedi po e ndjek atë me aq ngulm, duke dhuruar një pasim inspirues për ish-yllin e Liverpoolit, Rafael Camacho.
Fernandes, i cili ka krijuar 16 shanse me topa të gjatë në Liga NOS këtë sezon, dhuroi një pasim brilant mbi mbrojtjen e Benficas.
Shikoni më poshtë videon nga minuta 1:05. /Periskopi.com/












