Kush është trajneri i ri i Barcelonës? Ish trajneri i KF Lugës, Palmave, Malësorëve e Ujqërve

Barcelona ka emëruar trajneri e ri të saj pas shkarkimit të z.Ernesto Valverde. Dhe emri i këtij trajneri ka befasuar të gjithë: Enrique Setien Solar. Por, kush është z.Setien që do të ketë privilegjin dhe përgjegjësinë të trajnojë disa prej lojtarëve më të mirë në botë si Lionel Messi, Luis Suarez, Antoine Griezmann, Ivan Rakitiq, […]
Por, kush është z.Setien që do të ketë privilegjin dhe përgjegjësinë të trajnojë disa prej lojtarëve më të mirë në botë si Lionel Messi, Luis Suarez, Antoine Griezmann, Ivan Rakitiq, Gerard Pique e të tjerë?
Kike (Quique) Setien është një trajner i njohur 61 vjeçar spanjoll i lindur në Santander të Spanjës.
Ai paraprakisht kishte qenë trajner i Real Betisit (Ujqërve) për dy vite rresht që nga 2017-a e deri në vitin 2019.
Para Betisit për dy vite të tjera ai kishte drejtuar Las Palmasit [Palmat]. Ndëkohë para saj, Lugon për hiç më pak se gjashtë vite. Ai kishte drejtuar edhe një kombëtare gjatë karrierës së tij të gjatë, Ginenë Ekuatoriale, shkruan Periskopi.
Ndërkohë, ka qenë edhe trajner i ekipit të tij të zemrës Santanderit (Malësorëve) për një vit në fillim të karrierës së tij si trajner.

Statistikat e Setien si trajner
Ai nuk ka fituar asnjë trofe gjatë gati njëzet viteve në detyrën e trajnerit.
Por, karriera e tij si futbollist ishte pak më e ndritshme.
Si një qendërmesfushor ai kishte luajtur 328 herë për Santanderin dhe kishte shënuar 68 gola. Kjo karrierë e mirë te ekipi i vendit të tij kishte bërë që ai të luante edhe për Atletico Madridin ku shënoi 7 gola në 73.

Për kombëtaren e Spanjës ai ka luajtur 3 herë.
Si futbollist megjithatë ai ka arritur të fitojë një trofe në vitin 1985, e ajo ishte Superkupa e Spanjës me Atleticon. /Periskopi












