Kur xhirimet amatore janë më rrëqethëse se 20 kamera profesionale: Goli i Kroosit mbrëmë nga një kënd brilant

Real Madridi dhuroi një paraqitje brilante për ta mposhtur Valencian në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, të mërkurën mbrëma. “Los Blancos” triumfuan 3-1 falë golave nga Toni Kroos, Isco dhe Luka Modric. Dhe ishte ky i pari ai që hapi llogarinë e golave me një gol absolutisht sensacional. Mesfushori gjerman po përgatitej të gjuante nga […]
“Los Blancos” triumfuan 3-1 falë golave nga Toni Kroos, Isco dhe Luka Modric.
Dhe ishte ky i pari ai që hapi llogarinë e golave me një gol absolutisht sensacional.
Mesfushori gjerman po përgatitej të gjuante nga një këndore në minutën e 15-të, kur ai e vërejti për mrekulli daljen e portierit, Jaume Domenech nga vija e portës.

Kështu që Kroos vendosi të provonte direkt golin.
Është shumë e rëndësishme të nënvizohet sa e vështirë është të shënohet direkt nga një rivënie këndore.
Duhet të keni saktësi të jashtëzakonshme, por Kroos arriti ta realizonte atë që ishte një gol i jashtëzakonshëm.
Një fans i futbollit brenda stadiumit pati pamje perfekte nga goli, të cilin ai e ka inçizuar me kamerë amatore.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
?? This view of Toni Kroos’ corner kick goal against Valencia yesterday is absolutely brilliant. Perfection from the German maestro. ?? pic.twitter.com/vvTCyu5BuH
— FutbolBible (@FutbolBible) January 9, 2020












