Kur emocionet të japin sulm në zemër: Newcastle shënoi dy gola në 90 sekondat e fundit kundër Evertonit

Newcastle United arriti një rikthim të mrekullueshëm kundër Evertonit, të martën mbrëma. “Toffees”u duk sikur do të regjistronin një fitore 2-0, me ndeshjen që shkoi në vazhdime. Por gjithçka shkoi jashtëzakonisht keq për ta, transmeton Periskopi. Me Newcastlen 2-0 në disavantazh në minutën e 70-të, Steve Bruce vendosi ta inkuadrojë Florian Lejeunen. Ky doli të […]
“Toffees”u duk sikur do të regjistronin një fitore 2-0, me ndeshjen që shkoi në vazhdime.
Por gjithçka shkoi jashtëzakonisht keq për ta, transmeton Periskopi.
Me Newcastlen 2-0 në disavantazh në minutën e 70-të, Steve Bruce vendosi ta inkuadrojë Florian Lejeunen. Ky doli të jetë vendimi më i mirë që ka mundur ta marrë në atë moment.
Francezi u fut në zonë në minutën e 94-t dhe shënoi gol me gërshërë.
Teknikë e jashtëzakonshme nga mbrojtësi, por u duk sikur ky nuk do të ishte asgjë më shumë se gol ngushëllues.
Mirëpo, vetëm 90 sekonda më vonë, Newcastle shënoi një gol dramatik të barazimit. Dhe ishte Lejeune heroi përsëri.
Newcastle fitoi një goditje dënimi, në atë që ishte rasti i fundit në ndeshje dhe, pas një rrëmuje të krijuar në zonë, topi kaloi vijën pas goditjes së Lejeunes.
Ishte një barazim i jashtëzakonshëm. Shikoni më poshtë përmbledhjen. /Periskopi.com/












