Kundërshtari i ardhshëm i Ilir Latifit në kafaz është i tmerrshëm në ring: Kryen rituale të frikshme pas nokauteve

Tashmë është bërë zyrtare data kur Ilir Latifi do ta zhvillojë meçin e radhës në UFC. Është konfirmuar se shqiptari do të ndeshet me Derick Lewisin më 8 shkurt në Hjuston të Teksasit, në përballjen e vlefshme për kategorinë e rëndë, shkruan Periskopi. Bisedimet mes palëve kishin filluar para një kohë dhe vetëm tani është […]
Është konfirmuar se shqiptari do të ndeshet me Derick Lewisin më 8 shkurt në Hjuston të Teksasit, në përballjen e vlefshme për kategorinë e rëndë, shkruan Periskopi.
Bisedimet mes palëve kishin filluar para një kohë dhe vetëm tani është arritur marrëveshja.
Ka qenë vet luftëtari shqiptar që e ka zyrtarizuar meçin e kategorisë së rëndë, me një postim në rrjete sociale.
E sa i përket Lewisit, epo ai është jashtëzakonisht i frikshëm në ring, me fuqinë që posedon dhe shpejtësinë shpeshherë është i papërballueshëm për kundërshtarët.
Pasi i nokauton, bën ritual të frikshëm, ku godetet gjoksin me duar para se ta godas dyshemenë me grushta.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/












