Kosovë-Suedi: Pse Suedia ishte njëqindfish më vëllazërore me Kosovën se Shqipëria?

Kosovë-Suedi: Pse Suedia ishte njëqindfish më vëllazërore me Kosovën se Shqipëria?

Kombëtarja e Kosovës luan sot prej orës 15:45 në Doha të Katarit një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Suedisë. Dhe është pikërisht Suedia vendi më mik i Kosovës edhe sa i përket futbollit.  Për dallim nga Zvicra dhe kombëtaret e tjera që kanë luftuar me fanatizëm për futbollistët me origjinë kosovare, Suedia ka ndjekur një […]

Për dallim nga Zvicra dhe kombëtaret e tjera që kanë luftuar me fanatizëm për futbollistët me origjinë kosovare, Suedia ka ndjekur një qasje shumë më liberale.

Golashënuesi i dytë më i mirë i kombëtares së Kosovës dhe një ndër futbollistët më me perspektivë, Arbër Zeneli, kishte qenë kampion i Evropës me Suedinë në vitin 2015 për U-21, grupmoshat më të rëndësishme të reja, por në fund e kishte zgjedhur Kosovën.

Një gjë të tillë e kishte bërë edhe i famshmi Loret Sadiku që vazhdon të shkëlqejë te Kasimpasa. As për Sadikun, federata suedeze nuk kishte bërë asnjë ankesë dhe asnjë luftë ndaj Kosovës, përcjell Periskopi.

Pikërisht rasti i Sadikut shpërfaq relacionet konfliktuoze të Kosovës me Shqipërinë, pasi për shkak se Sadiku e kishte zgjedhur Kosovën e jo Shqipërinë pas largimit nga Suedia, Shqipëria i kishte pamundësuar atij që të riaktivizohej me kombëtaren dardane. Nga ky rast kishte humbur shumë Kosova që vazhdon të vuajë për një mesfushor kualitativ defanziv e po ashtu edhe Sadiku që vazhdon të mos ketë të drejtë të luajë në nivel kombëtaresh megjithëse sakrifikoi shumë duke e lënë Suedinë.

Suedinë ndërkohë e la edhe mbrojtësi i Heerenveenit Ibrahim Dresheviq. Ibrahimi ynë i mbrojtjes që vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm te ekipi i tij, tashmë ka arritur që t’i bëj 2 paraqitje për Kosovën megjithë moshën e re. Ai më herët kishte qenë pjesë e Elfsborgut në Suedi por kishte qenë një ndër më të mirët në grupmoshën U-19 si mbrojtës duke shënuar 1 gol në 11 ndeshje.

Por, prej nga vjen i gjithë ky respekt e kjo vëllazëri e Suedisë me Kosovën? Arsyeja është fare e thjeshtë. Kosova i ka dhënë Suedisë legjendën e saj në futbollin e grave, Kosovare Asllanin e cila aktualisht luan për Real Madridin në Spanjë.

Asllani ka bërë 138 ndeshje gjatë karrierës së saj me Suedinë dhe ka shënuar 37 gola. Ajo ka fituar medaljen e argjendtë në Lojëra Olimpike me këtë kombëtare ndërsa për sukseset e jashtëzakonshme suedezët i kanë ndërtuar madje edhe një statujë. /Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova