Kosovë-Suedi: Arbër Zeneli ynë la Suedinë për ‘dardanët’ edhe pse u shpall kampion evrope me ta

Kosovë-Suedi: Arbër Zeneli ynë la Suedinë për ‘dardanët’ edhe pse u shpall kampion evrope me ta

Sot zhvillohet ndeshja miqësore mes kombëtares së Kosovës dhe kombëtares së Suedisë në stadiumin Al-Ahli të Katarit. Kur përmendet Kosova bashkë me Suedinë, është një lojtar ai që na vjen ndërmend menjëherë. Arbër Zeneli që luan për Reimsin në Francë. Arbëri ka lindur në Suedi nga prindër kosovarë dhe ka nisur karrierën në skuadrën Halsinggardens […]

Sot zhvillohet ndeshja miqësore mes kombëtares së Kosovës dhe kombëtares së Suedisë në stadiumin Al-Ahli të Katarit.

Kur përmendet Kosova bashkë me Suedinë, është një lojtar ai që na vjen ndërmend menjëherë. Arbër Zeneli që luan për Reimsin në Francë.

Arbëri ka lindur në Suedi nga prindër kosovarë dhe ka nisur karrierën në skuadrën Halsinggardens AIK për të rinjtë. Skuadra e njohur suedeze Elfsborg e kishte pikasur në moshën 12 vjeçare dhe e kishte marrë në ekipin e saj, shkruan Periskopi.

Ai e kishte nisur karrierën profesionale me Elfsborgun në vitin 2014, si nëntëmbëdhjetë vjeçar [pra, pakëz vonë]. Për një vit e gjysmë qëndrimi në këtë ekip, ai i bëri 46 ndeshje dhe i shënoi 11 gola vetëm në ligë.

Më pas, Zeneli u pa nga Heerenveen, ekipi i famshëm holandez ku aktualisht luan ylli tjetër i kombëtares sonë, Ibrahim Dresheviq, dhe në të cilin ekip karriera e Arbërit u stagnua paksa.

Megjithatë, talenti i tij u vërejt nga ekipe të njohura të ligave më të forta evropiane, dhe më në fund pranoi ofertën e ekipit francez Reims, te cili po qëndron tash e një kohë.

Arbëri është lënduar në mars të vitit të kaluar derisa po luante me Kosovën kundër Malit të Zi, por pritet të rikthehet brenda disa javësh ka konfirmuar babai i tij, Avni Zeneli, për Periskopi.

Për Kosovën, Arbëri ynë ka shënuar 7 gola në vetëm 17 paraqitje duke qenë i dyti në renditje pas Vedat Muriqit.

Por, ajo që lë shije shumë të mirë për të gjithë tifozët dardanë është refuzimi që i kishte bërë kombëtares së Suedisë vetëm për të luajtur për ekipin kombëtar të vendit të tij, Kosovën. Ai kishte qenë ndër lojtarët kryesorë të Suedisë U-21 të cilët kishin fituar kampionatin Evropian në vitin 2015./Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova