Kosova sonte i nis kualifikimet për Botëror, kundërshtari i parë, Italia

Kosova sonte i nis kualifikimet për Botëror, kundërshtari i parë, Italia

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sonte do ta nis aventurën në kualifikimet për Botërorin e vitit 2021. “Dardanët” prej të premtes deri të dielën do t’i zhvillojnë tri ndeshje në fazën e parë kualifikuese. Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë sonte prej orës 20:00 kundër Italisë, ndërsa në të njëjtin grup janë edhe Rumania […]

Kombëtarja e Kosovës në hendboll sonte do ta nis aventurën në kualifikimet për Botërorin e vitit 2021.

“Dardanët” prej të premtes deri të dielën do t’i zhvillojnë tri ndeshje në fazën e parë kualifikuese.

Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë sonte prej orës 20:00 kundër Italisë, ndërsa në të njëjtin grup janë edhe Rumania dhe Gjeorgjia.

Ekipi kosovar të enjten ka zbarkuar në Itali, ku e ka zhvilluar edhe një seancë stërvitore para këtyre tri ndeshjeve.

Përzgjedhësi Taip Ramadani shpreson që ekipi i tij të kalojë në fazën e dytë kualifikuese. “Synimi në Itali është të kalojmë në fazën e dytë të kualifikimeve. Kemi ekip kualitativ që është në ngritje të vazhdueshme. Më nuk duhet të kënaqemi vetëm me paraqitje dinjitoze. Duhet të jemi ambicioz, të luftojmë të barabartë me çdo ekip dhe të besojmë në aftësitë tonë”, ka thënë Ramadani.

Kosova ishte paraqitur edhe në kualifikimet e Botërorit të vitit 2017. Por që i kishte humbur gjashtë ndeshjet e zhvilluara.

Pastaj, “Dardanët” kanë luajtur edhe në kualifikimet e Botërorit të kaluar. Por i kishte humbur të tria ndeshjet nga Polonia, Portugalia dhe Qipro.

Mirëpo, kohëve të fundit Kosova ka shënuar përparim. Konkurrenca në skuadër është rritur, profesionalizimi po ashtu, gjë që u jep shpresë tifozëve “Dardanë”.

Kapiteni Valon Dedaj kërkon nga skuadra të luajnë fortë në Itali. “Duhet që të gjithë të luajmë në nivel të lartë. Me dy-tre lojtarë nuk është e mundur. Nëse luftojmë si në ndeshjet në Kosovë, atëherë do të jetë shumë mirë. Deri më tani jashtë vendit kemi luajtur më dobtë dhe shpresoj që kjo të ndryshojë tani. Ndoshta na ka kushtuar edhe mungesa e përvojës”, ka thënë Dedaj.

Ai ka theksuar se ekipi kosovar tash e tutje nuk duhet t’u frikësohet kundërshtarëve, por t’i sfidojë seriozisht ata. Periskopi

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova