A po shkojmë drejt krizës: Rreth 400 mijë qytetarë mund të mbesin pa paga pas 1 prillit

A po shkojmë drejt krizës: Rreth 400 mijë qytetarë mund të mbesin pa paga pas 1 prillit

Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që vendi shpejt të futet në krizë buxhetore, qeveria në dorëheqje nuk po arrin që të bëjë zgjidhje ngaqë nuk ka legjitimitet që të procedojë projektbuxhetin 2020 Kuvendit i cili është konstituar javë më parë me deputetë të rinj. Rreth 400 mijë qytetarë mund të mbesin pa të ardhura pas […]

Rreth 400 mijë qytetarë mund të mbesin pa të ardhura pas 1 prillit. Një problem tjetër në të cilin është futur vendi pas zgjedhjeve të 6 tetorit është se investimet kapitale janë të bllokuara tërësisht deri në miratimin e buxhetit, e të cilat kanë impakt negativ në aspektin ekonomik, deklaron në një intervistë për KosovaPress, zëvendësministri në detyrë i Financave, Fatmir Gashi.

Sipas tij, në rast të mos miratimit të ligjit të ri për buxhetin nga qeveria e re dhe Kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat e tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet e tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurti, përkatësisht 31 mars nëse ka vendim nga Kuvendi.

Gashi në një intervistë për KosovaPress sqaron se më datën 31 tetor 2019 e ka dorëzuar në Qeveri propozim- buxhetin për vitin 2020, por kjo e fundit nuk ka mundur të aprovojë projektligjin e buxhetit dhe ta dërgojë në Kuvend, pasi ky i fundit nuk ishte konstituuar.

“Kjo qeveri nuk ka legjitimitet me parlamentin e ri. Ky parlament këtë qeveri s’e ka zgjedhë dhe nuk mund të procedohen projektligjet në Kuvend. Ne nuk kemi ende komisione parlamentare dhe pa komisione parlamentare kuvendi në seanca plenare nuk mund të funksionon… Ne nuk e kemi as Komisionin për Buxhet dhe Financa. Kjo gjendje nuk të jep mundësi që me ec përpara me buxhet. Megjithatë, me Rregullore dhe Kushtetutë ia jep mundësinë çdo deputeti për me propozuar projektligj, por jo projektligjin e buxhetit”, thotë Gashi.

Për më tepër, Gashi pohon se propozim-buxheti mund të trajtohet dhe procedohet nga Qeveria e re te Kuvendi i konstituuar, si organe të nxjerra nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Mos miratimi i buxhetit, problem më të madh paraqet për Gashin ndalimi i të gjitha projekteve kapitale, që kanë implikime negative drejtpërdrejt në sektorin privat.

“Në këtë moment nuk mund të themi se jemi në krizë buxhetore, mirëpo nuk do të thotë që nuk mund të hymë në krizë buxhetore. Me nenin 24.2, Kuvendi i Kosovës duhet të merr vendim që të shtyjë edhe për muajin mars, pra, Kuvendi mund ta bëj shtyrjen dhe për një muaj të 1/12, për muajin mars. Me kusht që Kuvend merr vendim, deri më 31 mars Kosova nuk do të krizë buxhetore, por kjo nuk do të thotë që do të jetë mirë, për arsye se të gjitha projektet e reja kapitale që janë paraparë për vitin 2020 nuk mund të ekzekutohen. Pra, kjo është ajo pjesa më e dhimbshme… dhe më së shumti që i dëmton qytetarët dhe biznesin”, theksoi Gashi.

Zëvendësministri Gashi nuk përjashton mundësinë që të ketë një marrëveshje politike nga grupet parlamentare që të bëjnë një zgjidhje me buxhetin e ri, ose dëmet sipas tij mund të jenë ta paparashikuara, deri në rrezikimin e shtetit.

“Në qoftë se vjen vendimi i Kuvendit edhe për muajin mars për 1/12 e ligjit të buxhetit, me 1 prill buxheti mbyllet komplet prej pagave, prej sektorit të sigurisë, FSK-së, AKI-së si dhe me të gjithë shërbyesit civil. Të gjitha organizatat buxhetore nuk mund të marrin as paga, as për shpenzime as për subvencione. Pra, tërësisht bllokohet. Kjo bllokadë mundet të ketë implikime shumë të mëdha financiare në Kosovë. Janë diku rreth 84 mijë shërbyes civilë dhe rreth 300 mijë janë të skemave sociale, që i bie se rreth 400 mijë mbesin pa të ardhura dhe impaktet janë të paparashikuara, më ketë mundemi me i lëkund themelet e këtij shteti që është formuar për 20 vjet. Për këtë arsye përgjegjësia bie mbi partitë që i kanë fituar zgjedhjet për krijimin e kësaj qeverie, ose-ose të lëshojnë rrugë që dikush tjetër të krijojë qeverinë”, deklaroi Gashi.

Kujtojmë, që pas zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor të vitit që lamë pas, VV dhe LDK janë në përpjekje të vazhdueshme për arritjen e koalicionit qeverisës, por pa rezultate konkrete tash e më shumë se tre muaj.

 

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit