Konjufca si kryeparlamentar dhe i rrethuar me flamuj të Kosovës takohet me zyrtaren e lartë gjermane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane. Schütz uroi kryetarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të institucionit më të lartë legjislativ të vendit, duke i […]

Schütz uroi kryetarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të institucionit më të lartë legjislativ të vendit, duke i dëshiruar atij suksese në detyrën e re institucionale.

Konjufca në pritjen e parë të ndërkombëtarëve në Kuvend ishte i rrethuar me dy flamuj të Kosovës, pamje kjo e paparë ngase dihet se VV gjatë tërë kohës është shfaqur me flamurin kombëtar.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Gjermanisë në të gjitha fushat, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij në të ardhmen.

Duke falenderuar diplomaten gjermane për mbështetjen e gjithanshme të Gjermanisë për Kosovën, kryeparlamentari Konjufca vlerësoi lart rolin e Berlinit zyrtar si në konsolidimin e brendshëm institucional e demokratik të shtetit të Kosovës, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të tij.

Gjatë takimit, Schütz shoqërohej nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Kristian Heldt.

Të ngjashme
16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit