Konflikti ShBA-Iran: Luhatje të forta në bursat ndërkombëtare

Konflikti ShBA-Iran: Luhatje të forta në bursat ndërkombëtare

Konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po jep ndikimin e vet në tregje, duke çuar në luhatje të forta në bursat ndërkombëtare. Çmimet e arit dhe naftës kanë arritur pikat më të larta prej kohësh për shkak të pasigurive mes investitorëve. Sulmet e së mërkurës (8 janar) ndaj bazave amerikane nga Irani bënë që […]

Konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara po jep ndikimin e vet në tregje, duke çuar në luhatje të forta në bursat ndërkombëtare. Çmimet e arit dhe naftës kanë arritur pikat më të larta prej kohësh për shkak të pasigurive mes investitorëve.

Sulmet e së mërkurës (8 janar) ndaj bazave amerikane nga Irani bënë që të gjitha bursat aziatike dhe ato europiane të hapen negativisht. Tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme rritën vlerën e metaleve të çmuara në bursa.

Çmimi i arit arriti të mërkurën nivelin më të lartë të 7 viteve, duke u shitur me 1,610 dollarë për ons.Argjendi po ashtu u rrit 1,18 për qind nga dita e kaluar duke kapur vlerën 18,4 dollarë për ons dhe platini 5,4 dollarë më shumë apo 971,6 dollarë për ons.

“Njerëzit janë nervozë. Ata shohin lajmet dhe i zë paniku kur mësojnë çfarë mund të ndodhë nga konflikti mes SHBA-së dhe Iranit. Ndaj gjëja e parë që bëjnë është të konvertojnë investimet e tyre në ar, ndaj këto luhatje çmimesh do vazhdojnë,” tregon drejtuesi i një sërë argjendarive në Dubai.

Zhvillimet e paparashikueshme në Gjirin Persik po ashtu çuan me 4 për qind vlerën e arit të zi, të naftës bruto, mbi 70 dollarë për fuçi, ndërsa monedha digjitale Bitcoin preku cakun më të lartë të dy muajve, duke u këmbyer 20 për qind më shtrenjtë brenda javës apo me mbi 8,460 dollarë.

Ekonomistët thonë se konflikti ka pak gjasa të përshkallëzohet seriozisht pasi nuk do të ishte në interesin ekonomik të asnjërës palë.

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria