Konflikti ShBA-Iran: Barcelona merr masa para ndeshjes që e zhvillon në Arabinë Saudite

Ekipi i Barcelonës ndodhet në Arabi për të zhvilluar ndeshjen për ‘Super Kupën Spanjolle’. Ata po përcjellin me vëmendje konfliktin mes ShBA-ve dhe Iranit, transmeton Periskopi. Klubi katalunas po përgatitë një plan nëse konflikti arrin deri në Arabinë Saudite, anipse për momentin, nuk ka asnjë indikacion se konflikti do të arrijë në Arabinë Saudite, por […]
Ata po përcjellin me vëmendje konfliktin mes ShBA-ve dhe Iranit, transmeton Periskopi.
Klubi katalunas po përgatitë një plan nëse konflikti arrin deri në Arabinë Saudite, anipse për momentin, nuk ka asnjë indikacion se konflikti do të arrijë në Arabinë Saudite, por vendi i Lindjes së Mesme ka një histori me Iranin dhe është një aleat i Shteteve të Bashkuara.
Skuadra e Ernesto Valverde do të stërvitet të mërkurën në mbrëmje në terrenin e stërvitjes Al-Ahli përpara se të ndeshet të enjten me Atletico Madrid në stadiumin King City Sports City.
Kujtojmë që siguria për çdo ekip të përfshirë në Supercopa është i lartë pas asaj që ka ndodhur në Iran ditët e fundit












