Konfirmohet për Periskopin: Momenti i rikthimit të Arbër Zenelit ka ardhur

Arbër Zeneli ka qenë një prej mungesave më të dhimbshme dhe më të theksuara te Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian. Në mars të vitit të kaluar, ylli i Reimsit kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në gju në përballjen e Kosovës me Malin e Zi, i cili e ka lënë […]
Në mars të vitit të kaluar, ylli i Reimsit kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në gju në përballjen e Kosovës me Malin e Zi, i cili e ka lënë atë jashtë fushave për gati një vit, shkruan Periskopi.
Dhjetë muaj për të qenë më të saktë, pasi duket se tashmë momenti që të gjithë e kemi pritur ka ardhur.

I kontaktuar nga Periskopi, babai i Arbërit, Avni Zeneli ka thënë se rikthimi i të birit do të ndodh qysh këtë muaj.
“Me gjasë do të ketë minutazh në janar,” ka thënë ai për Redaksinë e sportit.
I pyetur nëse ka gjasa që ai të jetë i pranishëm në bankën rezervë për ndeshjen e ardhshme, të cilën Reims e zhivllon të shtunën kundër Nimesit, ai shtoi:
“Jo, nuk e besoj, por në janar besoj se do të ketë minutazh.” /Periskopi.com/












