Kjo është dita kur pritet të prezantohet Eriksen te Interi

Christian Eriksen shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si futbollist i Interit, shkruan Periskopi. Mediat italiane, konfirmojnë se Inter do të zhvillojë bisedime me Tottenham Hotspur gjatë 48 orëve të ardhshme. Spurs deri më tani kanë qenë këmbëngulës duke kërkuar për danezin 20 milionë euro, edhe pse kontrata i skadon në qershor. Sipas mediave në Itali, […]
Mediat italiane, konfirmojnë se Inter do të zhvillojë bisedime me Tottenham Hotspur gjatë 48 orëve të ardhshme.
Spurs deri më tani kanë qenë këmbëngulës duke kërkuar për danezin 20 milionë euro, edhe pse kontrata i skadon në qershor.
Sipas mediave në Itali, ndërmjetësi Frank Trimboli dhe agjenti Martin Schoots do të takohen me Tottenham gjatë 48 orëve të ardhshme për t’i përpunuar detajet e fundit.
Thuhet se mesfushori danez pritet të jetë në Itali për testet mjekësore të enjten në mbrëmje. /Periskopi/












