Këto metodat ju ndihmojnë të hiqni dorë përfundimisht nga duhani

Këto metodat ju ndihmojnë të hiqni dorë përfundimisht nga duhani

Për shumicën e duhanpirësve dëshira për të tymosur një cigare mund të jetë shumë e fuqishme. Por duhet ta keni parasysh që kur ju vjen kjo dëshirë e madhe për të pirë duhan, ajo do të kaloj pas 5-10 minutave. Disa mënyra që ju ndihmojnë t’i rezistoni pirjes së duhanit nëse keni vendosur ta lini […]

Për shumicën e duhanpirësve dëshira për të tymosur një cigare mund të jetë shumë e fuqishme. Por duhet ta keni parasysh që kur ju vjen kjo dëshirë e madhe për të pirë duhan, ajo do të kaloj pas 5-10 minutave.

Disa mënyra që ju ndihmojnë t’i rezistoni pirjes së duhanit nëse keni vendosur ta lini atë janë:

Përtypni diçka– ju mund të përtypni çamçakëz ose karamele, të hani karota apo fara luledielli, që t’i rezistoni dëshirës për të pirë cigare.

Shtyni dhe vononi– nëse ju vjen dëshira për të ndezur një cigare, kujtoni se ju duhet të prisni vetëm 10 minuta dhe t’i rezistoni kësaj dëshire, në mënyrë që ta largoni mendjen.

Mos thuani “do ta ndez vetëm një”– mund të tundoheni të pini vetëm një cigare në mënyrë që të kënaqni dëshirën e duhanit, mirëpo mos e gënjeni veten. Shpesh një cigare çon në një tjetër, dhe ju do të përfundoni duke e nisur përsëri duhanin.

Kërkoni ndihmë– kërkoni ndihmë nga një familjar, shok apo i afërm që t’ju ndihmojnë t’i rezistoni dëshirës për të pirë duhan.

Bëni aktivitete fizike- aktiviteti fizik do t’ju ndihmoj ta largoni mendjen nga duhani. Edhe ushtrimet e lehta dhe të shkurta, siç është vrapi apo ecja ndihmojnë në këtë proces.

Kujtojani vetes shpesh për benefitet që do të keni– kujtojeni që nëse hiqni dorë nga duhani përfundimisht, do të ndiheni më mirë, do të jeni më të shëndetshëm, do të kurseni para dhe do t’i mbroni të afërmit tuaj nga duhapirja. /gazeta shëndeti/

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve