Këto janë punët që paguhen më së shumti në Kosovë

Këto janë punët që paguhen më së shumti në Kosovë

Tashmë edhe zyrtarisht statistikat tregojnë se nga bujqësia nuk ka fitim siç mendohet në Kosovë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të publikuara këtë muaj bëjnë të ditur se paga mesatare në këtë sektor është vetëm 237 euro neto. Hiq më mirë nuk paguhen punëtorët që merren me shërbimet e ushqimit. Në bazë […]

Hiq më mirë nuk paguhen punëtorët që merren me shërbimet e ushqimit.

Në bazë të raportit “Niveli i Pagave në Kosovë 2012-2018”, ata paguhen 225 euro në muaj, që është edhe paga më e ulët sipas aktiviteteve ekonomike.

Ndërsa punëtorët që më së miri po del të paguhen janë ata për furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 743 euro paga neto.

As sektori i informimit dhe komunikimit nuk qëndron keq.

Në bazë të këtij raporti paga mesatare e këtij aktiviteti është 635 euro.

Pas këtyre pason sektori i xehetarisë dhe gurëthyes me pagë mesatare 569 euro, administrata publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm me 555 euro, arsim 523 euro dhe aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 508 euro.

Në sektorin që vdesin më së shumti punëtorët në vendin e punës, atë të ndërtimtarisë, paga mesatare neto është 421 euro.

Kujtojmë se, në raportin e publikuar për nivelin e pagave në Kosovë për periudhën 2012-2018 të ASK-së, paga mesatare në Kosovë është rritur prej 127 euro ose 29.6 %. Në vitin 2012 pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 431 Euro, derisa në vitin 2018 ishin 558 Euro.

Paga mesatare bruto në Sektorin Publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa në vitin 2018 ishte 573 Euro, që është një rritje për 166 Euro ose 40.8 për qind, shkruan inFokus.

Ndërkaq, sektori Privat kishte një pagë bruto mesatare prej 367 Eurosh, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2018 ishte rritur në 401 Euro, një rritje prej 34 Eurosh ose 9.3 për qind.

Të ngjashme
“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro