Katër mënyra si t’i rezistoni dëshirës për të pirë duhan

Katër mënyra si t’i rezistoni dëshirës për të pirë duhan

Për shumicën e duhanpirësve, dëshira për të tymosur një cigare mund të jetë shumë e fuqishme. Por duhet të keni parasysh, kur ju vjen një dëshirë e madhe për të pirë duhan, ajo do të kalojë për 5-10 minuta, edhe nëse nuk ndizni asnjë cigare. 4 mënyra që mund t’ju ndihmojnë t’i rezistoni pirjes së duhanit nëse keni vendosur […]

Përtypni diçka

Jepini gojës diçka për të bërë në mënyrë që të luftoni dëshirën për të pirë duhan. Përtypni çamçakëz apo karamele të forta, ose hani karrota, arra apo fara luledielli, diçka të vogël dhe të kënaqshme.

Mos mendoni “do të ndez vetëm një”

Mund të tundoheni të pini vetëm një cigare në mënyrë që të kënaqni dëshirën për të pirë duhan. Por mos e gënjeni veten se mund të ndaloni aty. Shpesh, një cigare çon në një tjetër, dhe ju mund të përfundoni duke e nisur përsëri duhanpirjen.

Praktikoni teknika relaksimi

Duhanpirja mund të jetë mënyra juaj për të përballuar stresin. Rezistenca ndaj dëshirës për të pirë duhan mund të jetë stresuese në vetvete. Uleni stresin duke praktikuar teknika relaksimi, si ushtrime të frymëmarrjes, relaksim të muskujve, joga, masazh apo duke dëgjuar muzikë qetësuese.

Bëni aktivitet fizik

Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë për t’jua larguar mendjen nga dëshira për të pirë duhan dhe të ulë intensitetin e saj. Edhe ushtrime të shkurtra e të lehta si vrapi lart e poshtë shkallëve apo një ecje mund të ndihmojë për këtë.

Këshillë: Mos harroni, çdo herë që i rezistoni dëshirës për të pirë duhan, jeni një hap më afër lënies së duhanit një herë e mirë.

 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve