Juventusi me probleme financiare

Juventusi është në rrezik të dënohet për shkelje të rregullave për Ndershmëri Financiare të UEFA-s, pasi që më shumë ka shpenzuar sesa ka përfituar. RMC Sport i ka publikuar problemet financiare të Juventusit duke u bazuar në raportet financiare të KPMG-së, të cilat dëshmojnë se Juventusi është e vetmja skuadër nga tetë kampionet e mëdha […]
Juventusi është në rrezik të dënohet për shkelje të rregullave për Ndershmëri Financiare të UEFA-s, pasi që më shumë ka shpenzuar sesa ka përfituar.
RMC Sport i ka publikuar problemet financiare të Juventusit duke u bazuar në raportet financiare të KPMG-së, të cilat dëshmojnë se Juventusi është e vetmja skuadër nga tetë kampionet e mëdha të Evropës që po funksionon në humbje.
Asnjë fitues tjetër i ligave të mëdha të Evropës nuk e ka kaluar limitin prej 70%, që do të thotë se Juventusi mund të dënohet nga UEFA për këtë problem.
Megjithatë, klubi italian është duke tentuar ta përmirësojë këtë problem. Në këtë tentim ndikon pozitivisht fakti që përfitimet janë rritur dukshëm për Juventusin që pas transferimit të Cristiano Ronaldos. /Periskopi/












