Joshua-Wilder: Meçi mbyllet pas vetëm tri rundeve, dy nokaute brutale ia pamundësojnë ngritjen në këmbë

Anthony Joshua kundër Deontay Wilderit është një prej meçeve që të gjithë mezi e presin në vitin 2020. Edhe pse ky meç ka pak gjasa të ndodh për shkak të faktit se amerikani ka dy meçe të parapara të zhvillohen këtë vit me Tyson Furyn, por kjo nuk i ka ndalur fansat që të diskutojnë […]
Edhe pse ky meç ka pak gjasa të ndodh për shkak të faktit se amerikani ka dy meçe të parapara të zhvillohen këtë vit me Tyson Furyn, por kjo nuk i ka ndalur fansat që të diskutojnë rreth një përballje potenciale, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, tashmë e kemi përgjigjen se si do të përfundonte meçi potencial mes dyshes.
Llogaria në YouTube “Boxing Fight Simulations” ka krijuar simulimin e ndeshjes mes Joshuas dhe Wilderit, duke i vendosur të dy boksierët në fuqinë aktuale, bazuar në meçet e fundit.
Mirëpo, gjithçka shkon si mos më keq për Joshuan. Ai fillimisht nokautohet me një të majtë qysh në rundin e parë, para se ta marrë nokautin përfundimtar në rundin e tretë, kur e djathta e Wilderit ia pamundëson ngritjen në këmbë përsëri britnaikut. /Periskopi.com/












