Joshua ultimatum deri në fund të muajit për të arritur marrëveshje për meçin e ardhshëm

Anthony Joshua ka marrë ultimatum deri në fund të muajit për të arritur marrëveshje për t’u ndeshur me Kubrat Pulevin. Pasi nxori hak nga humbja befasuese me Andy Ruiz Jr, Joshua ia ka vënë syrin kundërshtarit të ardhshëm, transmeton Periskopi. Adhuruesit e boksit mezi presin që AJ të ndeshet me Deontay Wilderin ose Tyson Furyn, […]
Pasi nxori hak nga humbja befasuese me Andy Ruiz Jr, Joshua ia ka vënë syrin kundërshtarit të ardhshëm, transmeton Periskopi.
Adhuruesit e boksit mezi presin që AJ të ndeshet me Deontay Wilderin ose Tyson Furyn, por atyre do t’u duhet të presin më gjatë për këto përballje.

Pulev është sfiduesi legjitim për titullin IBF dhe, sipas një zëdhënësi të IBF, dy boksierët kanë marrë ultimatum deri në fund të janarit për të arritur marrëveshje për meçin.
“Sapo më është thënë se Pulev dhe Joshua kanë kërkuar kohë deri më 31 janar për të negociuar,” tha ai.
Joshuas do t’i duhet t’i dorëzojë titujt nëse nuk arrin ta bind IBF-në ose ëBO-në për ta shtyer meçin deri në gjysmën e dytë të këtij viti. /Periskopi.com/












