Jeta aktualisht kopsht me lule për Conten: Po lufton për Scudetto dhe sapo është pasuruar me 30 milionë euro

Chelsea raportohet se i ka paguar më shumë se 31 milionë euro Antonio Contes në formë kompensimi, pasi shkarkoi trajnerin e Interit në vitin 2018. Conte fitoi Premier Leaguen për herë të parë në sezonin e tij debutues në Premier League, por eventualisht u zëvendësua nga Maurizio Sarri në “Stamford Bridge”, transmeton Periskopi. “Sky Sports” […]
Conte fitoi Premier Leaguen për herë të parë në sezonin e tij debutues në Premier League, por eventualisht u zëvendësua nga Maurizio Sarri në “Stamford Bridge”, transmeton Periskopi.
“Sky Sports” raporton se vendimi për të ndarë rrugët me Conten pas vetëm dy sezoneve, u ka kushtuar “Të Kaltërve” me 31 milionë euro, pasi u analizuan shpenzimet e fundit të klubit.

Shuma është paguar në formë kompensimi për ish-trajnerin dhe stafin.”
Këtë verë, 50-vjeçari mori drejtimin e Interit dhe ka arritur që t’i ngris “Nerazzurrët” në krye të Serie A-së.
Ata janë aktualisht protagonistë për Scudetto, së bashku me Juventusin. /Periskopi.com/












