Ja si do të dukej tabela e Premier Ligës pa gabime në referim

Tifozët e ekipeve kundërshtare të Liverpoolit në Premierligë janë ankuar këtë sezon se skuadra e Jurgen Kloppit ka përfituar pikë nga gabimet e gjyqtarëve dhe VAR-it. Kështu ESPN ka bashkëpunuar me Shkollën Ekonomike të Londrës për t’u përgjigjur në pyetjen se si do të dukej tabela e Premierligës, nëse gjyqtarët dhe VAR-i s’do ta bënin […]
Kështu ESPN ka bashkëpunuar me Shkollën Ekonomike të Londrës për t’u përgjigjur në pyetjen se si do të dukej tabela e Premierligës, nëse gjyqtarët dhe VAR-i s’do ta bënin asnjë gabim.
Liverpooli do ta mbante pozitën e liderit, edhe po të mos kishte ndodhur asnjë gabim në referim, por do t’i kishte dy pikë më pak.
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, ata e kanë analizuar çdo minutë të secilës ndeshje dhe e kanë bërë një radhitje të re në bazë të disa faktorëve: golat të shënuara në mënyrë të rregullt dhe të parregullt, golat e shënuara pas përfundimit të kohës shtesë dhe gabimet për kartonë të kuq
Tabela e Premierligës nëse s’do të kishte pasur gabime në referim, sipas ESPN:
- Liverpool | Pikë: 56 | Dallimi në pikë: -2 | Dallimi në renditje: 0
- Leicester | Pikë: 45 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: 0
- Manchester City | Pikë: 42 | Dallimi në pikë: -2 | Dallimi në renditje: 0
- Chelsea | Pikë: 36 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: 0
- Arsenal | Pikë: 36 | Dallimi në pikë: +9 | Dallimi në renditje +5
- Manchester United | Pikë: 34 | Dallimi në pikë +3 | Dallimi në renditje: -1
- Ëolves | Pikë: 33 | Dallimi në pikë: +3 | Dallimi në renditje: 0
- Tottenham | Pikë: 29 | Dallimi në pikë: -1 | Dallimi në renditje: -2
- Ëatford | Pikë: 26 | Dallimi në pikë: +7 | Dallimi në renditje: +10
- Sheffield United | Pikë: 25 | Dallimi në pikë: -4 | Dallimi në renditje: -2
- Southampton | Pikë: 25 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: +1
- Neëcastle | Pikë: 25 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: +1
- Everton | Pikë: 24 | Dallimi në pikë: -1 | Dallimi në renditje: -2
- Bournemouth | Pikë: 23 | Dallimi në pikë: +3 | Dallimi në renditje: +4
- Crystal Palace | Pikë: 22 | Dallimi në pikë: -6 | Dallimi në renditje: -6
- Burnley | Pikë: 22 | Dallimi në pikë: 0 | Dallimi në renditje: -1
- Ëest Ham | Pikë: 21 | Dallimi në pikë: -1 | Dallimi në renditje: -1
- Aston Villa | Pikë: 20 | Dallimi në pikë: -1 | Dallimi në renditje: -1
- Brighton | Pikë: 17 | Dallimi në pikë: -7 | Dallimi në renditje: -5
- Norëich | Pikë: 15 | Dallimi në pikë: +1 | Dallimi në renditje 0
Nëse gjyqtarët s’do të bënin asnjë gabim, Liverpooli do t’i kishte dy pikë më pak, por do të ishte sërish në vend të parë. Ndërsa Arsenali është skuadra më e dëmtuar deri më tani, pasi që vlerësohet t’i ketë humbur nëntë pikë shkaku i gabimeve në referim. /Periskopi












