Interi i Contes i frikshëm këtë afat kalimtar: Ngritë ofertën për superyllin e Tottenhamit

Interi ka prezantuar një ofertë të re prej 15 milionë eurove për mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen, në tentativë për ta mposhtur garën e PSG-së. Dy klubet kanë zhvilluar bisedime të vazhdueshme për danezin në ditët e fundit, dhe thuhet se është arritur marrëveshja rreth kushteve personale mes “Nerazzurrëve” dhe Eriksenit, transmeton Periskopi. Skuadra italiane […]
Dy klubet kanë zhvilluar bisedime të vazhdueshme për danezin në ditët e fundit, dhe thuhet se është arritur marrëveshja rreth kushteve personale mes “Nerazzurrëve” dhe Eriksenit, transmeton Periskopi.
Skuadra italiane e dëshiron mesfushorin tani, dhe fillimisht kishte bërë ofertë prej 10 milionë eurove, sipas “Sky Sport Italia”.
Oferta e Interit u refuzua nga Spurs, me proanrin e klubit, Daniel Levy i cili thuhet se është shumë i vështirë për t’u negociuar me të.
Tani, Alfredo Pedulla nga “SportItalia” beson se Interi ka prezantuar ofertën e re, duke e ngritur nga 10 milionë në 15, në mënyrë që ta mposht garën e PSG-së.
Ndërkohë, “Daily Mail” potencon se Interi është i gatshëm ta ofrojë Matias Vecinon në mënyrë që ta ulë çmimin e Eriksenit. /Periskopi.com/












