Inter me lehtësi e mposht Cagliarin, kalon në fazën tjetër të Kupës së Italisë

Inter ka shënuar fitore të lehtë kundër Cagliari me rezultat te thelle 4:1, shkruan Periskopi. Goli i parë i këtij takimi erdhi pas vetëm 23 sekondave, kur Romelu Lukaku dërgoi topin në rrjetë. Epërsinë e nikoqirëve e dyfishoi mesfushori spanjoll, Borja Valero. Lukaku gjeti rrugën e golit edhe një herë në minutën e 59’, për […]
Goli i parë i këtij takimi erdhi pas vetëm 23 sekondave, kur Romelu Lukaku dërgoi topin në rrjetë.
Epërsinë e nikoqirëve e dyfishoi mesfushori spanjoll, Borja Valero.
Lukaku gjeti rrugën e golit edhe një herë në minutën e 59’, për të trefishuar epërsinë e Inter, dhe për të shënuar golin e dytë personal.
Cagliari shënoi golin e vetëm në këtë takim pas 72 minutave lojë, me Oliva.
Kurse, në fund, rezultatin final e vendosi qendërmbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia.
Pra, Interi kalon në fazën tjetër në Kupën e Italisë.












