Inter-Atalanta: Përballja drithëruese mbyllet me barazim, falë heroizmave të Handanovicit

Interi është ndalur me një barazim nga Atalanta në “San Siro”, në ndeshjen e javës së 19-të në Serie A. “Nerazzurrët” e filluan për mrekulli takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt përmes Lautaro Martinezit, për të cilin asistoi Romelu Lukaku, shkruan Periskopi. Në intervalin e dytë, Interi e largoi këmbën nga […]
Interi është ndalur me një barazim nga Atalanta në “San Siro”, në ndeshjen e javës së 19-të në Serie A.
“Nerazzurrët” e filluan për mrekulli takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt përmes Lautaro Martinezit, për të cilin asistoi Romelu Lukaku, shkruan Periskopi.
Në intervalin e dytë, Interi e largoi këmbën nga gasi, dhe kjo i dha mundësi Atalantas të sulmonte më shpesh, me golin e barazimit që e arriti në minutën e 75-të përmes Gosens.
Mysafirët patën mundësi të artë të dilnin nga fusha me tri pikë, por Lucas Muriel dështoi nga penalltia, me goditjen e tij që në mënyrë fantastike e priti portieri i Interit, Samir Handanovic.
Pas këtij barazimi, Interi kryeson në tabelën e ligës me 46 pikë, një më shumë se Juventusi, por biankonerët kanë një ndeshje më pak të luajtur. /Periskopi.com/












