Igli Tare tallet me djaloshin që humbi gjithçka në tërmet: I thotë diçka absurde por të kuptueshme

Vogëlushi Aurel Lala që i shpëtoi tërmetit në Thumanë mëngjesin e 26 nëntorit iu dha mundësia të takonte veteranët e kombëtares së Shqipërisë në turneun e bamirësisë që u mbajt dje në stadiumin “Air Albania”. Aureli preku dhe fushën e lojës bashkë me fëmijët e tjerë duke lëshuar tullumbace të tjera. Momenti më i veçantë […]
Vogëlushi Aurel Lala që i shpëtoi tërmetit në Thumanë mëngjesin e 26 nëntorit iu dha mundësia të takonte veteranët e kombëtares së Shqipërisë në turneun e bamirësisë që u mbajt dje në stadiumin “Air Albania”.
Aureli preku dhe fushën e lojës bashkë me fëmijët e tjerë duke lëshuar tullumbace të tjera.
Momenti më i veçantë ishte kur drejtori sportiv i Lacios Igli Tare i dhuroi fanelën e tij me autograf Aurelin. Duke ditur që vogëlushi është tifoz i Juventusit, Tare e ngacmoi duke i kërkuar që të bëhej tifoz me Lazion, ndryshe do të jetë gjithmonë i humbur.
Natyrisht, të gjithë e dimë se kjo nuk qëndron aspak, por është e kuptueshme marrë parsysh faktin se Tare ka rol drejtues te gjiganti romak.
Muajin e kaluar me ndihmën e kryeministrit Rama, Aureli dhe vogëlushi tjetër që i mbijetoit tërmetit të 26 nëntorit u pritën nga dy yjet e Juventusit Gianluigi Bufon dhe Cristiano Ronaldo.












