Ibrahimovic dhe Kjaer u kacafyten ashpër para tri viteve, nga sot janë bashklojtarë

Milani sot ka arritur marrëveshje me Sevillen për transferimin e Simon Kjaer, shkruan Periskopi. Deri këtu duket gjithçka normale. Por, në vitin 2016 futbollisti i ardhur para disa javëve Zlatan Ibrahimovic ishte përfshirë në një zënkë me Simon Kjaer. Bëhet fjalë për përplasjen në ndeshjen e “Europa League”, midis Manchester United dhe Fenerbahce. Dy lojtaret, […]
Deri këtu duket gjithçka normale.
Por, në vitin 2016 futbollisti i ardhur para disa javëve Zlatan Ibrahimovic ishte përfshirë në një zënkë me Simon Kjaer.
Bëhet fjalë për përplasjen në ndeshjen e “Europa League”, midis Manchester United dhe Fenerbahce.
Dy lojtaret, Ibra me “Djajtë e Kuq” dhe danezi me gjigantët turq, u kacafyten keq me njëri-tjetrin, pas një kontakti që nuk i pëlqeu aspak suedezit.
Incidenti ndodhi përpara dy stolave të skuadrave.
Por tani, si do të sillen dy futbollistët te Milani pas tri vitesh kacafytje, mbetet që të shihet.
Më poshtë e keni videon e kacafytjes: /Periskopi/
https://youtu.be/uVUI8gMBrSU












