I doli videoja seksuale: Trajneri i Malagas shkarkohet nga klubi (Video)

Klubi i madh spanjoll Malaga ka thënë se e ka shkarkuar trajnerin Victor Sanchez del Amo katër ditë para suspendimit që i bëri pas një videoje eksplicite që i doli atij në mediat sociale. “Malaga ka vendosur që ta shkarkojë trajnerin Victor Sanchez Del Amo për shkaqe disiplinore,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi, […]
“Malaga ka vendosur që ta shkarkojë trajnerin Victor Sanchez Del Amo për shkaqe disiplinore,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi, duke shtuar se ka qenë e pamundur të arrihej një marrëveshje me trajnerin në fjalë.
Ky klub më tej ka thënë se incidenti ka dëmtuar shumë klubin.
“Malaga ka marrë këtë vendim në konsideratë me dëmet serioze që i kanë bërë eventet e fundit josportive [ku trajneri duket në video seksuale], me qëllim minimizimin e impaktit për ekipin dhe gjithë organizatën e Malagas.”
Ish mesfushori i Spanjës që është tanimë 43 vjeçar ka thënë se ai ka qenë viktimë e ngacmimit dhe e shantazhit.
“Viktima këtu jam unë. Unë jam viktimë e shantazhit por isha krenar dhe do ta marrë veten pas kësaj,” kishte deklaruar ai.
Edhe një 41 vjeçar është arrestuar nga Policia për shpërndarjen e videos. /Periskopi












