I dënuari për kanosje e sulm, Agim Ademi nga sot nuk është kryetar i FFK-së

Para katër vitesh ishte rizgjedhur kryetar i FFK-së, legjenda e futbollit tonë, Fadil Vokrri i cili ndërroi jetë para një viti e gjysmë. Pas vdekjes së tij, vendin e tij e mori Agim Ademi i cili është i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vepra të rënda penale. Sipas Statutit të FFK-së, neni 33, […]
Pas vdekjes së tij, vendin e tij e mori Agim Ademi i cili është i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vepra të rënda penale.
Sipas Statutit të FFK-së, neni 33, pika 4, ai është zgjedhur për mandatin e mbetur të ish-kryetarit Vokrri.
Dhe, në bazë të këtij statuti, Ademit të dënuar për kanosje e sulm fizik, i ka skaduar mandati.
Indeksonline thotë se çdo nënshkrim i tij pas kësaj date mund të përbëj shkelje penale.
Duke pretenduar se kishte marrë mandat katër vjeçar, ai nuk kishte shpallur fare zgjedhjet në FFK e madje kishte alarmuar publikun se donin t’i merrnin pozitën duke falsifikuar edhe reagime nga FIFA dhe UEFA, siç kishte treguar në një raportim Periskopi.
Një praktikë të tillë nuk e ka asnjë federatë vendore e as ndërkombëtare. /Periskopi












