Herolind Shala: I urojë futbollistët që debutuan me Kosovën, këta janë e ardhmja e Kosovës

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, i ka lavdëruar bashkëlojtarët për ndeshjen e zhvilluar sot ne miqësoren kundër Suedisë. Kosova u mposht me rezultat minimal 0-1 nga Suedia në Doha të Katarit. Shala ka postuar në ‘Facebook’, duke i uruar lojtarët që sot debutuan te Kosova. “Gjithmonë futemi në fushë për të fituar, por […]
Kosova u mposht me rezultat minimal 0-1 nga Suedia në Doha të Katarit.
Shala ka postuar në ‘Facebook’, duke i uruar lojtarët që sot debutuan te Kosova.
“Gjithmonë futemi në fushë për të fituar, por sot nuk ia dolëm. Ndeshje shumë e mirë nga ana jonë”, ka shkruar Shala.
“I lumtur me bashkëlojtarët që debutuan me Kosovën dhe dua t’i urojë të gjithë. Kemi futbollistë shumë të mirë, këta janë e ardhmja e Kosovës”, ka përfunduar Herolind Shala.
Shala në këtë ndeshje u paraqit nga minuta e parë. /Periskopi/












