Hapet procedurë kundër Muriqit: Në Turqi të bindur se u ndëshkua qëllimisht me të kuq

Hapet procedurë kundër Muriqit: Në Turqi të bindur se u ndëshkua qëllimisht me të kuq

Këshilli Ligjor i Federatës së Futbollit të Turqisë ka bërë të ditur se ndaj Vedat Muriqit është hapur procedurë disiplinore, për shkak se ai akuzohet se mori karton të kuq qëllimishëm. Vendimi do të merret duke u bazuar në pamjet televizive nga ndeshja. Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi, do të përballet me Komisionin Disiplinor […]

Vendimi do të merret duke u bazuar në pamjet televizive nga ndeshja.

Sulmuesi kosovar i Fenerbahces, Vedat Muriqi, do të përballet me Komisionin Disiplinor të Federatës turke për shkak të kartonit të kuq me të cilin ishte ndëshkuar në ndeshjen kundër Gaziantepit, sipas “Express”, transmeton Periskopi.

Në fitoren 2:0 në këtë ndeshje, në të cilën Muriqi e asistoi golin e parë dhe e shënoi të dytin, kosovari u ndëshkua me kartonin e parë të verdhë në minutën e 80-të për një ndërhyrje, ndërsa pak momente para se të përfundonte ndeshja e mori kartonin e dytë të verdhë, rrjedhimisht të kuqin, për humbje kohe.

Analistët e akuzuan Muriqin se e kishte marrë kartonin e kuq me qëllim, në mënyrë që të pushojë në ndeshjen e kupës dhe më pas të luajë fundjavë kundër Basaksehirit.

Këto akuza i kishte mohuar Muriqi.

“Asgjë nuk ka të vërtetë. Unë e godita pak topin me qëllim që të vonohet paksa loja. Po të ishte e planifikuar, në momentin e realizimit të golit, do ta hiqja fanellën. Unë vazhdoj të jap kontributin tim në synimin kryesor të ekipit, titullin e kampionit”, tha Muriqi.

Megjithatë, deklarata e Muriqit s’ka qenë e mjaftueshme dhe tani kosovari do të përballet me një dënim potencial nga Komisioni Disiplinor. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova