Grafika e pikëve në Premier Ligë nga viti 1992 deri më 2020, Manchester United ekipi me më së shumti pikë

Grafika e pikëve në Premier Ligë nga viti 1992 deri më 2020, Manchester United ekipi me më së shumti pikë

Kur bëhet fjalë për titujt në Ligën Premier të Anglisë atëherë padyshim se të gjithëve na shkon mendja te Manchester United, e cila është skuadra më e trofeshme e këtij kompeticioni, transmeton Gazetasheshi.com. “Djajtë e Kuq” kanë fituar 13 tituj nën drejtimin e teknikut skocez ‘Sir’ Alex Ferguson, por që nga pensionimi i tij në vitin […]

“Djajtë e Kuq” kanë fituar 13 tituj nën drejtimin e teknikut skocez ‘Sir’ Alex Ferguson, por që nga pensionimi i tij në vitin 2013, ata nuk arritën më të fitonin asnjëherë këtë garë.

Madje, që nga viti 2013, ata nuk ishin asnjëherë në garë për titull, por gjithmonë duke luftuar për pozitën e katërt të renditjes tabelare, ndërkohë që rivalët e tyre kanë avansuar tej mase.

Manchester City ka fituar tre tituj të tjerë të Premier Ligës nga viti 2013, ndërsa Chelsea ka triumfuar dy herë gjatë kësaj periudhe.

Leicester City mahniti botën duke fituar titullin kampion në edicioni e paharrueshëm 2015/16.

Por, megjithatë Manchester United vazhdon të jetë skuadra që ka grumbulluar pikë më së shumti në historinë e Ligës Premier në Angli.

Një grafik i shkëlqyer tregon tabelën e përgjithshme të Premier Ligës (nga viti 1992 e deri më tani), e cila është krijuar nga Noob Norm – dhe pamja e saj e bën edhe më kurioze tabelën se si ka ndryshuar ndër vite.

Shikojeni këtu …

Ndoshta befasuese, por United ka qëndruar në krye që nga koha kur kampionati elitar anglez mori titullin “Premier Ligë”, megjithëse avantazhi i tyre i pikëve ndaj ndjekjesve të tjerë është zvogëluar vitet e fundit.

Aston Villa dhe Blakcburn Rovers ishin dy rivalët e parë të United në vitet 94/95.

Por, në këtë mes hyri Arsenal që në vitin 1998 fitoi titullin e parë të kompeticionit Premier Ligë dhe është fantastike të mendosh që ata tashmë janë në vendin e dytë sa i përket mbledhjes së pikëve në këtë garë që nga viti i largët 1992.

‘Topçinjtë’ kanë fituar tre tituj të Premier League (në vitet 1998, 2002 dhe 2004) dhe kanë qenë pjesëmarrës të rregullt të “Top 4” deri në edicionet e fundit.

Chelsea është afruar ndjeshëm pas epokës së Abramovic. “Blutë” e Londrës triumfuan pesë herë titullin e Ligës Premier dhe janë në pozitën e tretë sa i përket mbledhjes së pikëve duke lënë prapa ekipet si Liverpool, Tottenham dhe një ekip surprizë si Everton.

Pavarësisht se City ka fituar 4 tituj kampioni në dekadën e fundit, ata gjenden në pozitën e shtatë sa i përket pikëve të fituar nga 92-shi. Por, kështu si po ecin punët shumë shpejtë mund ta shohim në majen e klasifikimit.

“Qytetarët” ndiqen nga Newcastle United, Aston Villa dhe West Ham në renditjen e përgjithshme tabelare të pikëve.

Pavarësisht se fituan titullin disa edicione më parë, Leicester City mbetet prapa skuadrave si Leeds United, Middlesbrough, Sunderland dhe Fulham.

Nëse numërimi i pikëve do të niste nga viti 2016 kur edhe ata e fituan titullin kampion gjërat do të ishin sigurisht më ndryshe.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova