Gjithçka gati për shkëmbimin e madh: Te Roma dhe tek Interi po kompletohen testet mjekësore

Matteo Politano dhe Leonardo Spinazzola po u nënshtrohen testeve mjekësore këtë mëngjes, derisa do ta zëvendësojnë njëri-tjetrin tek Interi dhe Rioma. Marrëveshja u finalizua dje dhe të dy lojtarët fluturuan në drejtime të kundërta këtë mëngjes për teste, transmeton Periskopi. Politano po shikohet si zëvendësues i Nicolo Zaniolos te Roma, i cili do të mungojë […]
Marrëveshja u finalizua dje dhe të dy lojtarët fluturuan në drejtime të kundërta këtë mëngjes për teste, transmeton Periskopi.
Politano po shikohet si zëvendësues i Nicolo Zaniolos te Roma, i cili do të mungojë gjashtë muajë për shkak të lëndimit në gju.
Në këmbim, mbrojtësi i majtë Spinazzola do ta zgjidhë mungesën e opsioneve për Antonio Conten në krah të fushës.
Raportohet të jetë një shkëmbim kokë më kokë në baza permanente, me të dy lojtarët që vlerësohet të kushtojnë rreth 25 milionë euro.
Ky është një rikthim për Politanon, i cili është nga kryeqyteti dhe filloi karrierën në akademinë e Romës. /Periskopi.com/












