Fundoset Barcelonë në Arabi: Atletico Madridi e gozhdon këmbë e duar me një rikthim sensacional

Atletico Madrid – Real Madrid do të jetë finalja e madhe e Super Kupës së Spanjës. Madrilenët mposhtën Barcelonën sonte në gjysmëfinale, pas një 90 minutëshi drithërues, me rezultat 3-2, shkruan Periskopi. Ishte fillimisht Koke ai që kaloi “Los Colchoneros” në epërsi në minutën e 46-të, por Barça u kundërpërgjigj përmes magjisë së Lionel Messit […]
Atletico Madrid – Real Madrid do të jetë finalja e madhe e Super Kupës së Spanjës.
Madrilenët mposhtën Barcelonën sonte në gjysmëfinale, pas një 90 minutëshi drithërues, me rezultat 3-2, shkruan Periskopi.
Ishte fillimisht Koke ai që kaloi “Los Colchoneros” në epërsi në minutën e 46-të, por Barça u kundërpërgjigj përmes magjisë së Lionel Messit në minutën e 51-të.
Njëmbëdhjetë minuta më vonë, Antoine Griezmann kaloi në epërsi Barçën, të cilës në vazhdim iu anuluan dy gola nga VAR.
E krejt këtë situatë e shfrytëzoi për mrekulli Atletico, skuadër e cila barazoi rezultatin në minutën e 81-të përmes një penalltie të konkretizuar nga Alvaro Morata, para se Angel Correa t’i dërgonte në ekstazë madrilenët, duke shënuar për 3-2. /Periskopi.com/












