Flet Mustafa: Vetëvendosje ta pranojë ofertën tonë dhe ta bëjmë Qeverinë

Flet Mustafa: Vetëvendosje ta pranojë ofertën tonë dhe ta bëjmë Qeverinë

Pasi nuk e mori seriozisht letrën që i dërgoi Albin Kurti, Isa Mustafa ka folur sërish për arsyet e mos-arritjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndër tjerash, Mustafa ka deklaruar se nuk ka pritur që këto bisedime të zgjasnin kaq shumë. Sipas tij, koalicioni mund të arrihet me vullnetin e Vetëvendosjes. “LDK ka vullnet edhe […]

Ndër tjerash, Mustafa ka deklaruar se nuk ka pritur që këto bisedime të zgjasnin kaq shumë. Sipas tij, koalicioni mund të arrihet me vullnetin e Vetëvendosjes.

“LDK ka vullnet edhe përkushtim që të arrihet koalicioni se kemi punuar gjatë për këtë kemi kryer një fazë shumë të rëndësishme të punës në harmonizimin e programit qeverisës në përcaktimin e fushave që do të qeverisin LDK e Vetëvendosje dhe subjektet që i përkasin minoriteteve. Kanë mbet disa gjëra që unë si kryetar i LDK-së kam qenë i bindur se do te zgjidhen dhe do të pajtoheshim në takimin e parë ose të dytë, dhe në asnjë rast nuk kam prit që do të shkohet kaq gjatë, por vlerësoj se mund të arrihet kjo me vullnetin e partisë që ka dalë e para”, ka thënë Mustafa, në një intervistë për rtv21.

Kryetari i rizgjedhur i LDK-së në korrik të vitit të kaluar ka theksuar se VV duhet ta vlerësojë mirë ofertën e fundit të LDK-së për koalicion qeveritar duke e cilësuar atë si “të balancuar”.

“VV duhet të masë e vlerësojë mirë ofertën që ne kemi dhënë sepse është një ofertë shumë e balancuar që siguron që dy subjektet të kenë participim në organet më të larta përfaqësuese dhe organet qeverisëse të vendit, e cila në asnjë rast nuk e dëmton as njërën palë e shton mirëbesimin dhe mundëson që të arrijmë synimet tona. Nëse s’bëhet kjo atëherë do të jetë e pasigurtë se si do të funksionojë ky koalicion edhe po të ndodhte koalicioni. Prandaj presim që kjo të vlerësohet mirë, të matet mirë dhe të kemi përgjigje nga Vetëvendosje që mundëson që ne ta bëjmë koalicionin shumë shpejt”, është shprehur Mustafa.

I pyetur se a ka trysni nga faktorët ndërkombëtar që LDK dhe VV të formojnë qeverinë, Mustafa tha se faktorët ndërkombëtar janë më shumë të interesuar që Kosova të ketë Qeveri.

“Unë nuk mund të flas për trysni ka interesim faktorët ndërkombëtar që të bëhet Qeveria e Kosovës. Nuk është në faktorët ndërkombëtar që ajo të thotë se kush me kënd ta bëjë qeverinë, por janë të interesuar siç jemi të interesuar edhe ne. Unë mund të them se ne si LDK ndoshta dhjetë herë më shumë jemi të interesuar të bëhet qeveria sesa që mund të jetë i interesuar faktori ndërkombëtar, sepse ata nuk janë këtu për të bërë qeveri, por janë të interesuar që Kosova të ketë qeveri”, tha kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

pari i LDK-së tha se ende nuk e di nëse do të ketë takime me Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës.

“A do të ketë takim apo jo varet se sa do të jetë gatishmëria për të bërë marrëveshje, unë nuk jam që të ketë takime sa për t’u takuar, por atë që të ketë takim që ta lidhim marrëveshjen. Për gjëra tjera jemi shprehur qartë në organet tona. Ne kemi pas opsion këtë koalicion dhe mbesim pranë këtij koalicioni, nëse bëhet mirë, nëse jo Vetëvendosje duhet te gjejë zgjidhje tjetër”, ka thënë Mustafa.

 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kanë zhvilluar disa takime, ku kanë diskutuar për arritjen e një marrëveshjeje për koalicion qeverisës.

Por, marrëveshja s’është arritur ende. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, e përcjellë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. /Periskopi

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj