Fjalimi që Sadio Mane e dha pasi u shpall ‘Lojtari Afrikan i Vitit’ është thjesht klas

Futbollisti i Liverpoolit, Sadio Mane, pasi u emërua si ‘Lojtari Afrikan i Vitit’, mbajti një fjalim rrënqethës. Mane njihet edhe si lojtar mjaft i thjeshtë dhe tejet modest, e këtë e vertetoi edhe me fjalimin e mbajtur pasi u emërua si “Futbollisti i Vitit” ga Afrika, transmeton Periskopi. “Për të qenë i sinqertë, unë do […]
Futbollisti i Liverpoolit, Sadio Mane, pasi u emërua si ‘Lojtari Afrikan i Vitit’, mbajti një fjalim rrënqethës.
Mane njihet edhe si lojtar mjaft i thjeshtë dhe tejet modest, e këtë e vertetoi edhe me fjalimin e mbajtur pasi u emërua si “Futbollisti i Vitit” ga Afrika, transmeton Periskopi.
“Për të qenë i sinqertë, unë do të preferoja të luaja futboll më shumë sesa të flas para kaq shumë njerëzve të rëndësishëm. Unë e dua punën time,” tha sulmuesi mbrëmjen e së martës.
“Unë jam me të vërtetë i lumtur dhe me të vërtetë krenar në të njëjtën kohë. Do të doja të falënderoja familjen time, veçanërisht xhaxhain tim që është sot këtu – dhe gjithashtu trajnerin tim.”
Nuk ka asnjë dyshim që sulmuesi i Senegalit meritoi çmim, pas një viti kaq të shkëlqyeshëm duke fituar kështu Ligën e Kampionëve, Super Kupën dhe Kupën e Botës me klubin e tij, duke lënë pas kështu shokun e tij të skuadrës Mohamed Salah dhe rivalin e tij në Premier Ligë, Riyad Mahrez. /Periskopi.com/












