Fjalim motivues nga presidenti i FFK-së për Kombëtaren e Kosovës

Fjalim motivues nga presidenti i FFK-së për Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është grumbulluar sonte në hotel “Emerald”, kurse nesër në mëngjes do të marrë rrugë për në Katar, atje ku më 12 janar do të luajë miqësore me Suedinë. Për këtë ndeshje përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur t’i japë hapësirë edhe shumë futbollistëve të Superligës së Kosovës, si dhe disa prej lojtarëve që […]

Për këtë ndeshje përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur t’i japë hapësirë edhe shumë futbollistëve të Superligës së Kosovës, si dhe disa prej lojtarëve që kanë luajtur me Kombëtaren U21, njofton FFK, Periskopi.

Pas darkës futbollistët i kanë përshëndetur presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, të cilët e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm faktin që për këtë miqësore përzgjedhësi Challandes iu ka ofruar mundësi prezantimi edhe shumë futbollistëve të elitës së futbollit tonë.

“Ju jeni pjesa jonë më e këndshme dhe dëshirojmë që të keni sukses. Kjo për faktin se ngritja e rezultateve të Kombëtares ka bërë bujë të madhe në tërë botën. Kemi shumë besim te ju dhe sigurisht se edhe ju do t’ia dilni të na prezantoni mirë, për të dëshmuar kësisoj që ne nuk jemi thjesht vetëm 20 futbollistë, por një popull i tërë që e duam futbollin. Shpesh po na quajnë ‘Brazili i Ballkanit’ për talentin që kemi në futboll, andaj duke pasur parasysh se këtë herë shumë prej lojtarëve vijnë nga Superliga e Kosovës dua që të prezantohemi pikërisht në këtë formë. Është nder i madh që të jesh anëtar i Kombëtares, qoftë edhe 5 minuta e lëre me qenë në një grumbullim si ky, ku do të luajmë me një prej ekipeve më prestigjioze të Evropës, siç është Suedia. Ju dëshirojmë çdo të mirë në karrierën tuaj dhe sukses në udhëtimin tonë të përbashkët që do ta kemi nesër”, ka theksuar presidenti Ademi.

Ndërkaq, sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu ka thënë se shumë gjenerata e kanë pasur ëndërr ta prezantojnë shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Duke qenë se shumë prej jush jeni për herë të parë pjesë e ekipit kombëtar dua t’u them që ta shijoni bartjen e fanellës së Kombëtares në maksimum, ngase pa dyshim është një ëndërr çdo futbollisti. Gjenerata ime vetëm e kemi ëndërruar një gjë të tillë, ngase kemi jetuar në rrethana të okupimit dhe të sakrificës, prandaj jemi krenar që na është dhënë mundësia që tani ta jetojmë këtë realitet dhe ndjehemi krenar që juve po ju jepet rasti për ta përfaqësuar shtetin”, ka thënë Salihu, duke iu uruar futbollistëve dhe stafit të Kombëtares udhëtim të mirë dhe sukses në miqësore me Suedinë.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova