Fjalët e Zidane për trajnerin e ri të Barçës janë thjesht klas

Real Madrid është fitues i Superkupës spanjolle, duke arritur kështu nëntë fitore nga nëntë finale për Zinedine Zidanen, cili ka pranuar se është me fat. Në konferencën për shtyp, Zizou pranoi pjesërisht se më shumë fat ka si trajner se si lojtar, transmeton Periskopi. “Unë pranoj që mund të jem me fat, kam pasur fat […]
Në konferencën për shtyp, Zizou pranoi pjesërisht se më shumë fat ka si trajner se si lojtar, transmeton Periskopi.
“Unë pranoj që mund të jem me fat, kam pasur fat në jetë”, tha ai.
Dhe shtoi se asgjë nuk ka ndryshuar pasi kemi fituar Kupën, pasi që ata janë të vetëdijshëm që para vetes kanë një sezon të gjatë.
I pyetur për trajnerin e ri të Barcelonës, Zizu theksoi: “Ai është një trajner i mirë dhe unë kam një respekt të madh për të”, shkruan Marca.
Ndërsa nuk deshi të fliste për Ilker Casillas, ish-portierin e Real Madridit, pasi ky i fundit është propozuar nga Presidenti i La Ligës, Javier Tebas si president i Federatës së Futbollit të Spanjës. /Periskopi.com/












