Fjalët e Artetas pas paraqitjes brilante të Xhakës kundër Chelseat: Ishte madhështor

Chelsea regjistroi një barazim befasues 2-2 kundër Arsenalit në “Stamford Bridge”, të martën mbrëma. Po themi befasues, pasi Arsenali mbeti shumë herët me një lojtar më pak, pas përjashtimit të David Luizit, dhe atë derisa “Të Kaltërit” po avanconin 1-0, transmeton Periskopi. Sidoqoftë, falë vetmohimit të pashoq, “Topçinjtë” arritën në fund që të nxjerrin një […]
Po themi befasues, pasi Arsenali mbeti shumë herët me një lojtar më pak, pas përjashtimit të David Luizit, dhe atë derisa “Të Kaltërit” po avanconin 1-0, transmeton Periskopi.
Sidoqoftë, falë vetmohimit të pashoq, “Topçinjtë” arritën në fund që të nxjerrin një barazim 2-2.
E ndër më meritorët për këtë pikë ishte padyshim Granit Xhaka, i cili impresionoi si qendërmbrojtës pas përjashtimit të Luizit.

Në mbrojtje, 27-vjeçari bëri dy ndërhyrje, një vjedhje dhe katër spastrime. Mbi të gjitha, ai fitoi të gjitha duelet zonale dhe bllokoi një goditje
Fansat mbetën të fascinuar nga ajo që panë, njejtë si trajneri, Mikel Arteta, i cili tha:
“Nga dita e parë fola me të [Xhakën dhe qartazi mendja e tij ishte e shpërqëndruar, sepse shumë gjëra i kanë ndodhur atij në jetë dhe familjes së tij,” tha Arteta.
“U mundova ta bindja se ky ishte vendi i duhur për të, se doja t’i jepja një mundësi që ta shijonte futbollin përsëri, dhe gjithçka që i them në çdo seancë stërvitore, ai e ka vullnetin për ta bërë.
“Sot e dija, nga momenti që e vura atje [në qendër të mbrojtjes] – Nuk e dija sa i mirë do të ishte, por e dija se do të jepte gjithçka dhe ishte madhështor.
“Kjo është sjellja që dua të shoh nga një lojtar dhe ta transmetojë te secili antar të stëafit dhe futbollistët.” /Periskopi.com/












